Prifti: Kur kanë interesat
politike duken këtej

Prifti: Kur kanë interesat<br />politike duken këtej
At Mikel Pllumbi (në foto), famulltari i Kishës së Laçit, ka qenë i rezervuar kur është pyetur se kush e kishte vizituar nga përfaqësuesit e politikës kishën e Shna Ndout.

“Unë nuk mund të jap informacion për këtë, ishin apo nuk ishin, pavarsisht se kur janë interesat politike vijnë shpesh dhe duken gjithmonë këtej” është shprehur At Pllumbi për gazetën “Shqiptarja.com”.

Sipas tij besimtarët që vijnë këtu janë të shumtë. “Këtu vijnë besimtarë nga më të ndryshmit, vijnë të sëmurë, pleq, fëmijë, të rritur, persona që i janë futur rrugës së gabuar të drogës apo të krimit.

Por ka edhe politikanë që vijnë dhe konfrontohen me realitetin këtu”. Në vendin e shenjtë të Shna Ndout feja duket se nuk ka dallim, aty besimtarët janë nga më të ndryshmit, nga krahina dhe besime të ndryshëm.

“Besimtarët janë të shumtë, ka ortodoksë, myslimanë, bektashinj, përveç katolikëve. Besimtarët janë nga e gjithë Shqipëria dhe trevat e saj” thotë At Pllumbi.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Goditje 'simbolike' ndaj Hungarisë, BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel

Goditje 'simbolike' ndaj Hungarisë, BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel