'Premio Capri Danza International' me yjet botërorë të kërcimit! Adela Muçollari vlerësohet me çmim 'Karriere'! Të ftuar dhe Eno Peçi me Anbeta Toromanin

'Premio Capri Danza International' me yjet botërorë të kërcimit! Adela Muçollari vlerësohet me çmim 'Karriere'! Të ftuar dhe Eno Peçi me Anbeta Toromanin

Adela Muçollari

Balerina e Parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, Adela Muçollari është vlerësuar me "Career Award" (çmimin e karrierës) në edicionin e XI-të të “Premio Capri Danza International".  Spektakli nisi të dielën me pjesëmarrjen e yjeve ndërkombëtarë të kërcimit që ndriçuan skenën manastirit antik të Certosa-s në San Giacomo. 

"Faleminderit “Premio Capri Danza International" Një mbrëmje plot emocione dhe çmime. Shumë kënaqësi të vlerësohesha me çmimin "Career Aëard", u shpreh balerina e parë në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Këtë vit pjesë e ngjarjes së madhe të dancit u bë edhe Susy Del Giudice së cilës iu dha Çmimi Special. Krahas Muçollarit mori pjesë me baletin "Modus" edhe koreografi e balerini Eno Peçi.

Ndërsa mes të ftuarve special të mbrëmjes ishte edhe çifti Anbeta Toromani dhe Alessandro Macario, të cilët morën pjesë me një koreografi të Amedeo Amodio.

Ky çmim që në zanafillë të tij ka pritur jo vetëm yje të dancit botëror por njëherazi janë mbajtur edhe prezantime librash, ekspozita fotografish dhe kostumesh, si dhe kanë qenë të ftuar aktorë e muzikantë. Pjesë e këtij spektakli ndër vite janë bërë emra të njohur si Carla Fracci, Victor Ullate, Noëlla Pontois, Vaslav Vassiliev etj., dhe balerinë të parë si Luciana Paris, Virna Toppi, Silva Azzoni dhe kërcimtarë të Kirov Ballet, apo American Ballet si Martha Graham Dance Company, apo Béjart Ballet Lausanne, artistë të Teatrit të La Sacala-s apo të Teatrit të Operas së Romës. Një ngjarje e madhe e drejtuar nga Luigi Ferrone që është konsideruar ndër vite si një nga momentet më prestigjiosë të artit të kërcimit.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?