Primaret në Francë, socialistët
Fillon e Hamon në balotazh

Primaret në Francë, socialistët<br />Fillon e Hamon në balotazh
Ndërsa Franca në prill të këtij viti voton për presidentin e ri, partia socialiste  do të duhet të zgjedhë kandidatin e saj përfaqësues.

Manuel Valls, ish-kryeministër, si dhe politikani i majtë Benoit Hamon garojnë këtë të dielë në balotazhin mes socialistëve. 

Kujtojmë se presidenti Hollande  i cili po ashtu vjen nga partia socialiste nuk rikandidon duke patur parasysh edhe sondazhet e fundit ku ai ka humbur shumë pikë nga popullariteti që gëzonte dikur.

Kandidati Valls, mbështetet tek eksperienca e tij si kryeministër mes viteve 2014-2016, sikurse edhe postet ministrore të mbajtura më parë, të cilat e bëjnë atë një kandidat më të favorizuar për të marrë nominimin e socialistëve për zgjedhjet presidenciale.  

Ndërsa 49 vjecari Hamon ka patur rritje në popullaritet me një sërë propozimesh liberale, duke përfshirë një propozim për të ardhura mujore universale për të gjithë qytetarët.

Kandidatët e tjerë që garojnë në zgjedhjet presidenciale janë Konservatori François Fillon, politikanja e së djathtës ekstreme Fronti Kombëtar  Marine Le Pen, si dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje