Primaret në të djathtën franceze
humbet ish-presidenti Sarkozy

Primaret në të djathtën franceze<br />humbet ish-presidenti Sarkozy
PARIS - Ish- presidenti Nicolas Sarkozy nuk do të garojë në zgjedhjet presidenciale në Francë të cilat mbahen këtë pranverë. Ishte ky vendimi që morën zgjedhësit e të djathtës të cilën u thirrën të votonin kandidatët e tyre brenda partisë.

Në garë tashmë janë dy ish- kryeministrat Alain Juppe (Alen Zhupe) dhe Francois Fillon ( Fronsua Fijon). Ish- presidenti Sarkozy e pranoi humbjen duke mbështetur Fillon,(Fijon) i cili deri më tani ka siguruar 43.6% të votave ndërsa rivali Zhupe 26.7%. Dy kanidadët do të përballen në raundin e dytë i cili mbahet këtë të dielë.

Fijon është ai i cili ka kuptuar më shumë nga të gjithë sfidat me të cilat përballet Franca. Do të votoj për të në raundin e dytë. Nuk arrita të bind shumicën e votuesve. Respektoj zgjedhjen e tyre. Është koha që unë të rinis një jetë duke iu kushtuar anës private duke u larguar nga jeta publike” u shpreh Sarkozy.

Kandidati Fillon (Fijon) shihet si më favoriti për të ardhur në krye të Champs Elisse duke patur parasysh edhe eksperiencën e tij si ish-kryeministër. Por ajo që u vu re në këto zgjedhje ishte fakti se të rinjtë votuan kandidatin 71 vjecar Zhupe .

Nga ana e socialistëve presidenti Hollande është më pak i pëlqyeri por ende nuk është vendosur nëse ai do të rikandidojë dhe e majta mund të përfundojë jashtë zgjedhjeve që në raundin e parë. Por gara duket më e fortë në rastin kur republikani 62 -vjeçar Fillon nëse fiton primaret do të jetë përballë me Marie Le Pen, e ekstremit të djathtë.

(e.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror