Prince Harry është përfolur së fundmi për një romancë të lindur mes tij dhe Princeshës së Greqisë dhe Danimarkës, Maria-Olympia. Sipas revistës australiane “Neë Idea”, thuhej se 31-vjeçari ishte njohur me aristokraten 19-vjeçare nga Princeshë Beatrice, ndërsa shkruanin se ishin ‘kokë e këmbë të dashuruar’.
Sidoqoftë një burim pranë Familjes Mbretërore ka mohuar çdo thashethem lidhur me këtë romancë, duke shtuar se në fakt dy të rinjtë kanë një lidhje familjare të largët, të dy pasardhës të Mbretëreshës Victoria.
Princeshë Maria-Olympia është stër stër stër stër mbesa e Mbretëreshë Victorias përmes linjës mbretërore greke, ndërsa Princi Harry është stër stër stër stër nipi i saj.
Revista australiane vijoi deklaratat e saj duke thënë se Duka dhe Dukesha e Cambridge janë fansa të Maria-Olympias dhe besojnë se ajo është ‘e dashura më e mirë e mundshme’.
Këto spekulime janë mohuar nga burime të Pallatit Mbretëror të kontaktuar nga MailOnline.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com