Princ Harry vijon me deklaratat 'bombë': Familja nuk do më falte kurrë nëse do i tregoja të gjitha! Vëllai im duhet t'i kërkojë falje Meghan

Princ Harry vijon me deklaratat 'bombë': Familja nuk do më falte kurrë nëse do i tregoja të gjitha! Vëllai im duhet t'i kërkojë falje Meghan

Princ Harry

Princi Harry pretendon se kishte materiale të mjaftueshme për 2 libra por zgjodhi të mos përfshinte disa detaje sepse babai dhe vëllai i tij nuk do ta falnin kurrë. “Thjesht nuk dua që bota t’i dijë”, tha Harry për Daily Telegraph.

Po ashtu u shpreh se një nga anëtarët e familjes së tij, konkretisht vëllai duhet t’i kërkojë falje partneres së tij Meghan Markle. Ndër pretendimet e bëra në libër, Princi Harry tha se vëllai i tij e përshkroi Meghan si "të vështirë", "të vrazhdë" dhe akuzoi William se e kishte sulmuar fizikisht.

Spare’ është bërë libri jo-fiction më i shitur ndonjëherë në Britani. Libri përshkruan një listë të gjatë ankesash kundër Familjes Mbretërore, si dhe traumat e pazgjidhura për vdekjen e nënës së tij, luftën e tij me shëndetin mendor, jetën e izoluar që bëri para se të takohej me Meghan dhe prishjen e marrëdhënieve me anëtarët e familjes.

Pallati Kensington dhe Pallati Buckingham kanë thënë se nuk do të komentojnë përmbajtjen e tij. Në një intervistë me Telegraph, Duka i Sussex tha se ai nuk po përpiqej të rrëzonte monarkinë, por po përpiqej t'i shpëtonte ata nga vetja.

Princi Harry tha se kishte informacione që ai ia zbuloi shkrimtarit të tij që të kuptonte kontekstin, por mohoi që të bëheshin publiike.

"Mund të ishin dy libra, e thënë kështu," tha ai, duke shtuar se drafti i parë ishte 800 faqe, dyfishi i dorëshkrimit përfundimtar prej 400 faqesh.

“Por ka disa gjëra që kanë ndodhur, veçanërisht mes meje dhe vëllait tim, dhe deri diku mes meje dhe babait tim, që unë thjesht nuk dua t'i dijë bota. Sepse nuk mendoj se ata do të më falnin ndonjëherë. E di që nuk do të më falin kurrë as për disa nga gjërat që kam futur atje”, tha Harry.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:22
‘A e keni lexuar librin e vëllait tuaj?’ Princ William ‘kapet mat’

‘Libri Spare’ i princ Harry-it ka qenë ndër ngjarjet më të komentuara në Britaninë e Madhe, ndërsa ai rrëfen edhe një debat me që ka pasur më vëllain e tij për shkak të Meghanit.

William është pyetur në daljen e tij të parë nëse e ka lexuar librin e vëllait të tij, por ai u largua bashkë me Kate pa iu përgjigjur pyetjes së gazetares.

“A e keni lexuar librin e vëllait tuaj madhëri”- i është drejtuar princit William gazetarja e cila nuk mori një përgjigje prej tij.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm