Princ William i cili rrallë herë flet për vdekjen e princeshë Dianës, nënës së tij, gjatë një eventi bamirësie ka ngushëlluar një vajzë e cila ishte e pikëlluar për vdekjen e babait të saj.
 
“A e di se çfarë më ka ndodhur mua? Unë gjithashtu e humba nënën kur isha shumë i ri. Isha 15 vjeç ndërsa vëllai im ishte vetëm 12”, i tha William  vogëlushes 9-vjeçare Aoife.
 
Më pas Princi i ka thënë vajzës: ”A flet për babanë tënd? Është shumë e rëndësishme të flasësh për të. Shumë, shumë e rëndësishme”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com