LISBONË - Pas refuzimit nga Holanda të Statusit kandidat për Shqipërinë në BE, Princesha Laurentien e Holandës shprehet se dëshiron të vizitojë Shqipërinë. Kjo dëshirë është shprehur gjatë takimit që ajo ka pasur në datat 15-16 janar me zv/ministrin tonë të Integrimit Evropian, Majlind Lazimi.
Siç bën të ditur Ministria e Integrimit, Lazimi zhvilloi një vizitë pune në Lisbonë të Portugalisë , në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare mbi “Edukimin Social në Kontekstin Evropian”.
Princeshen Laurentien ishte e ftuar speciale si penaliste dhe si Përfaqësuesja Speciale e UNESCOS për çështjet e zhvillimit human.
Gjatë takimit, zv. ministri Lazimi bëri një ekspoze të përgjithshme mbi zhvillimet me të fundit politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në Shqipëri. Ai i prezantoi Princeshës Laurentien përpjekjet e qeverise shqiptare për të avancuar shpejt me reformat strukturore që promovojnë edukimin cilësor, zhvillimin human dhe kohezionin social.
Në mënyrë të veçantë u diskutua për çështjet e trashëgimisë kulturore, vlerat dhe aspiratat evropiane të qytetareve shqiptarë ne kontekstin e procesit te integrimit Evropian.
Në fund te takimit, Princesha Laurentien shprehu dëshirën e saj për një vizite në Shqipëri në një të ardhme të afërme.
Konferenca u organizua nën kujdesin e Institutit Luso-Ilir për Zhvillimin Njerëzor, me qendër në Portugali dhe me mbështetjen e Projektit DAVIDE të Komisionit Evropian.
Aktivitetit kishte në fokus trajtimin e sfidave të edukimit social në kontekstin Evropian, çështje e cila u diskutua në panele te ndryshme nga personalitete dhe ekspertë nga 20 vende të ndryshme nga Evropa.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com