Princesha saudite tenton të ikë
nga hoteli pa paguar faturën

Princesha saudite tenton të ikë<br />nga hoteli pa paguar faturën
PARIS – Princesha Maha al-Sudaini qendron për disa ditë në një hotel luksoz të Parisit dhe tenton të ikë vjedhurazi pa paguar faturën e majme prej 6 milionë euro.

Princesha saudite është ndaluar nga forcat e sigurisë. Lajmi është konfirmuar nga policia, pas publikimit të një artikulli në të përditshmen “Le Parisien”.

Sipas gazetës, princesha Maha al-Sudaini, njëra prej grave të princit trashëgimtar Nayef ben Abdel Aziz, ka tentuar të largohet pa paguar nga “Shagri La” (foto), hoteli luksoz që ndodhet në qendër të Parisit.

Princesha qëndroi në hotel për disa ditë bashkë me 60 shërbëtorët e saj. Pas tentativës së “arratisjes” së princeshës, që gëzon imunitet diplomatik, është kontaktuar ambasadori i Arabisë Saudite në Francë.

Kjo është hera e dytë që Maha al-Sudairi bëhet objekt kronikash. Në vitin 2009, shtëpia e modës “Key Largo” deklaroi se nuk i kishte paguar një shumë prej 89.000 euro. (/r.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja