Lufta ka ndryshuar përditshmërinë e të gjithëve që nga fillimi i saj 33 ditë më parë, kryesisht të fëmijëve. Shkollat nuk kanë më funksionin klasik të tyre, por tanimë janë shndërruar në strehimore për qytetarët e Kharkiv.
Në fotot e mëposhtme mësues dhe prindër po punojnë për të eliminuar rrënojat e shkollës së shkatërruar, pasi një raketë ruse ra mbi të.
Studenti Oleksandr tha se ai dhe të tjerët ishin duke fjetur në shkollë për të qëndruar të sigurt kur ajo u godit nga një raketë rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm.
"Kjo është shumë mizore. Nuk ka kuptim," tha ai.
Tavolina, karrige dhe tabela shkrimi janë të shpërndara në të gjithë vendin.
Kharkiv ka qenë skena e luftimeve të ashpra gjatë konfliktit, duke u bërë qyteti i dytë më i granatuar në pushtimin rus.



Lajmi kryesor:
Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini












