Prindërit e kundërshtuan, 17-vjeçari në Firence iu drejtua një avokati për të bërë vaksinën anti-COVID: Mezi pres t’i kthehem realitetit, vetëm kështu do t’i japin fund pandemisë

Prindërit e kundërshtuan, 17-vjeçari në Firence iu drejtua një avokati për të bërë vaksinën anti-COVID: Mezi pres t’i kthehem realitetit, vetëm kështu do t’i japin fund pandemisë

Foto ilustruese

ITALI- Dëshira e djalit 17-vjeçar, Mateo për të bërë vaksinën anti-COVID edhe përse prindërit e tij e kundërshtuan, do të bëhet realitet pasi me ndihmën e një avokati, mori më në fund aprovimin e tyre!

Adoleshenti nga Firence, u shpreh shumë i lumtur që më në fund do të ketë mundësinë të marri vaksinën anti-COVID dhe ftoi të gjithë bashkëmoshatarët e tij të bëjnë të njëjtën gjë që t’i kthehen sërish normalitetit.

“Pasi të marrë vaksinën anti-COVID do të kthehem në shkollë dhe në përditshmërinë time. Unë i ftoj të gjithë bashkëmoshatarët e mi të bëjnë të njëjtën gjë, përndryshe beteja ime për të bërë vaksinën do të jetë e padobishme. Nuk lodhem ta përsërisë, pa vaksinë, nuk do të dalim nga pandemia”, u shpreh ai.

Pas gjithë kësaj “beteje” edhe përse kundër, prindërit e tij i lëshuan lejen për t’u vaksinuar.

Ëndrra e Mateos kur të rritet është të bëhet një avokat për mbrojtjen e të drejtave civile.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK