Prindërit në punë, gjyshërit kujdesen për nipër e mbesa: Sakrificë, por s'kemi zgjidhje tjetër

TIRANE- Adriatik Ymerin dhe bashkëshorten e tij i gjejmë të ulur në stolat para shkollës, teksa presin të bjerë zilja e të marrin nga shkolla mbesën e tyre.

70 vjeçarit dhe bashkëshortes së tij, pavarësisht problemeve shëndetësore të moshës, i duhet që çdo ditë të shoqërojë për në çerdhe e shkollë dy herë në ditë mbesat e tij, pasi djalin dhe nusen i ka në punë. Për ta është sakrificë, por nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Mbesën 8 vjeç dhe mbesën tjetër 3 vjeçe, i marrim të dyja sepse prindërit e tyre janë në punë dalin në 6. Është shumë e vështirë edhe për vetë prindërit. Është përgjegjësi, e dyta është stërmundim për ne kur të shkojmë pak më shumë në moshë.

Adriatiku thotë se shteti duhet të shohë një rrugëzgjidhje për të gjithë prindërit që nuk kanë mundësi të paguajnë kujdestar për mbajtjen e fëmijëve jashtë orarit mësimor.

"Duhet që pasdite të kishte ndonjë angazhim nga Ministria e Arsimit"

Edhe shumë të moshuar të tjerë janë të detyruar të mbajnë nipërit e mbesat, pavarësisht gjendjes shëndetësore.

Jo lodhje por, më shumë është ana stresore se kanë dal këto lojërat online, se çfarë loje është ajo nuk e di” thotë një gjyshe tjetër.

Gazetarja: Sa kohë ju marrin fëmijët në ditë për t’i marrë e për ti çuar?
Të them të drejtën gjithë ditën.

"Kam mbesën e vogël 4 vjeçe që e marrë nga kopshti dhe e mbaj në shtëpi 2-3 orë se prindërit i ka në punë"  thotë një tjetër gjyshe.

"Kur na thërrasin shoqet për kafe, i lëmë ato se do shkojmë te kalamajtë"

Për sociologët gjyshërit janë kthyer në institucione.

"Në qoftë se në familjen tradicionale roli i gjyshit ishte i një kujdestari të thjeshtë që merrej kryesisht me mirëmbajtjen fizike, tani roli i gjyshit është kthyer në profesion" thotë sociologu Gëzim Tushe.

Ndërsa pediatria e njohur Lira Gjika, thotë se gjyshërit që marrin përsipër të kujdesen për nipërit e mbesat, duhet të jenë të ndërgjegjshëm për peshën e madhe që kanë marrë.

“Varet nga përgjegjësitë që merr gjyshi, që është i vetëdijshëm që i është besuar një fëmijë, nuk ka rëndësi i kujt është fëmija i vajzës, djalit apo i komshiut. Rëndësi ka që të është besuar një fëmijë”

Për sociologun Gëzim Tushi, përtej rolit të madh që kanë, gjyshërit nuk mund të zëvendësojnë rolet e institucioneve edukuese tek të vegjlit.

“Në familjen e sotme shqiptare një pjesë e madhe e gjyshërve janë duke luajtur rolin e kujdestarit, pra gjyshi është bërë një lloj faktori komplimentar që bën herë pas here rolin e punonjësit social, herë pas here të psikologut, të kujdestarit”.  

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/04/2024 01:28

    Keshtu ka qene gjithemone.Edhe mua gjyshja me ka rritur qe 9 muajshe.Ndryshe nga keta prinder qe femijet i shohin cdo mbasdite,une i takoja nje here ne muaj,ose dhe me rralle,sepse prinderit e mi jetonin ne qytet tjeter e une e gjyshja ne nje tjeter dhe kishin profesione te tilla qe nuk na mbanin dot.Nuk kishim dhe lukset e sotme si telefona e compjuter qe ndihmojne brezat e sotem ne komunikim.Ne ate kohe behej me /thirrje ne poste/ komunikimi me telefon.Prinderit e mi,sidomos nena,punonte dhe te dielave,ose ne dite festash te parendesishme qe te mblidhte dite pushimi ekstra dhe kur takoheshim te kishim mundesi te rinim bashke 3-4 dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë