Mosha e saj 55-vjeçare nuk e pengon Madonnën që të veprojë si adoleshente.

Ajo ka realizuar një foto “Selfie” tek sa ka nxjerrë gjuhën jashtë si Miley Cyrus.

Më pas ka postuar në rrjetin e saj Instagram një foto tjetër selfie me syze optike dhe buzë të lyera në ngjyrë të kuqe.

madonna

Ndërsa nga fillimi i javës këngëtarja ka postuar një foto me fytyrën të mbuluar me krem nga të fundit që ka përdorur ajo.

Gjatë muajit maj gjithashtu kishte postuar një foto me lëkurë tepër të kuruar ku mbishkruante, “Të kesh një lëkurë të shëndetshme është tepër e rëndësishme për mua”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)