TIRANE- Pas shumë vitesh funksionimi, kioskat dhe lokalet në Qytetin Studenti janë prishur. Urdhri i lëshuar rreth dy javë më parë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, për anulimin e kontratave të kioskave që kryenin aktivitet ekonomik në këtë zonë, po zbatohet me përpikëri. Duket që pre e këtij urdhri nuk janë vetëm kioskat e vogla, por edhe shtesat e lokaleve të ndryshme, të cilat kishin zënë hapsira të konisderueshme.
Pavarësisht mosaprovimit të pronarëve, duket se ky Gjatë ditës së djeshme, fadromat janë ende në punë e sipër për të spastruar gjithë zonën dhe për t’i kthyer këto ambiente që deri më tani kanë ofruar kafe dhe argëtim, në hapsira të gjelbërta. Ky urdhër ka shkaktuar dëm ekonomik për shumë aktivitete në Qytetin Studenti, që përpos dëmit material, konsiderohen me fat që funksionojnë në këtë zonë për shkak të frekuentimit të lartë të studentëve.
Ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë kompensim për pronarët që i kanë të lidhura konstratat e aktiviteteve ekonomike me Drejtorinë e Qytetit Studenti. Në fakt, një vit më parë, gazeta “Shqiptarja.com” ka denoncuar publikisht dhënien e disa ambeinteve me qera në zonën e qytetit studenti, për t’u kthyer në lokale, por askush nuk ndërmorri asnjë masë pezullimi.Aksioni ka nisur së pari në QSUT, kur tashmë janë prishur thuajse të gjithë lokalet me leje që zhvillonin aktivitetin e tyre tregtar në këtë zonë spitalore.
Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com