Prishet konsensusi për RTSH-në
Peza: U falsifikua procesverbali

TIRANE- Mazhoranca dhe opozita, vijojnë të mos gjëjnë një zgjidhje për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillit të RTSH.

Mbledhja e radhës u zhvillua me dyer të mbyllura , ku në përfundim të saj, ishin deputetë të dy kampeve politike që dhanë edhe argumentet e tyre për mos zgjidhjen e kësaj situate.

Nga mazhoranca ishte nënkryetari i komisionit Alfred Peza , i cili kritikoi opozitën se qëllimisht për motive partiake është distancuar nga arritja e konsensusit .

Peza ngrit edhe shqetësimin e manipulimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, duke paralajmëruar edhe hetim për ta zbardhur këtë problem. Peza thotë se opozita po shkelmon konsensusin për anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH.
 
“Ne kemi dyshime të arsyeshme se procesverbali i mbledhjes së kaluar është manipular dhe do të kërkojmë hetimin”- tha Peza duke shtuar se një deputet i mazhorancës ka kërkuar që çështja të shkojë edhe në prokurori.  ”Është hera e parë që një opozitë shkelmon konsensusin e ofruar nga mazhoranca dhe ka një qasje militante me anëtarët e zgjedhejs së këshillit të ri drejtues. Ne kemi dyshime të arsyeshme se procesverbali i mbledhjes së kaluar është manipular dhe do të kërkojmë hetimin”

Nga opozita ishte deputeti Luciano Boci, që akuzoi mazhorancën, se me forcën e kartonave po imponohet ndaj opozitës.

Për shkak edhe të mos gjetjes së pikave të përbashkëta , komisioni i medias nuk ka arritur që të zëvëndësoj anëtarët aktual të këshillit të RTSH, të cilëve u ka përfunduar mandate.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im