TIRANE - Nuk i dhanë vajzën për nuse, hakmerret duke vrarë ish-vjehrrin mëngjesin e kësaj të diele duke kthyer krushqin e prishur në një tragjedi. A1Report sjell pamjet ekskluzive të operacionit për kapjen e Altin Aluku në Kodër Kashar, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i kësaj ngjarje ku viktimë mbeti Lutfi Xhaferri 59 vjeç dhe u plagos bashkëshortja e tij Naime Xhaferri 55 vjeç.
Fatmirësisht bashkëshortja ndodhet jashtë rrezikut pasi është plagosur në dorë dhe ka marrë ndihmën mjekësore.
Autori i dyshuar për këtë ngjarje është 39-vjeçari Altin Aluku (Kashari) dhe banues po në Kashar teksa sipas informacioneve të para ai ka qëlluar 10 herë mbi viktimën.
Ndërsa fqinjët e familjes Xhaferri shprehen se Lutfiu dhe bashkëshortja e tij ishin familjar korrekt dhe pa probleme në fshat.
/Shqiptarja.com

VIDEO