“Mazhoranca është plotësisht e vendosur që ti qëndrojë të gjitha reformave , ti qëndrojë asaj për të cilën ne kemi rënë dakort, në mënyrë që të ecin paralelisht, reforma zgjedhore, komisioni për ndryshime në rregullore, por edhe ligjet me 3/5. Jemi tërësisht të çuditur dhe të befasuar nga ky qëndrim i papritur i opozitës në një kohë që ne mezi kishim vendosur një klimë normaliteti në mbylljen e seionit të shkuar”, tha ai pas séances në Kuvend për përvjetorin e Pavarësisë.
Ai tha se të majtët duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
“Uroj shumë që ky të jetë një qëndrim emocional dhe i përkohshëm dhe të kthehemi në hulli në bashkëpunimit, pasi mendoj se opozita duhet të japë garancitë e saj nëse i qëndron ose jo marrëveshjes, cka flet edhe për seriozitetin e saj”, tha Patozi.
DJE
Seanca e parë e Parlamentit ka ndarë dje maxhorancën dhe opozitën në votimin e kalendarit të punimeve trijavore. Pas përplasjes në Konferencën e Kryetarëve, “krisja” e paktit PD-PS ka vazhduar të reflektohet edhe në sallën e Kuvendit, ku maxhoranca miratoi e vetme me 69 vota pro dhe 56 vota kundër të opozitës, që kundërshtoi kalendarin e punimeve në të cilën janë vendosur ligjet që kërkojnë 84 vota.
(aq/shqiptarja.com)