Prishja e skanerit në doganën e Kakavijës ditën e djeshme ka shkaktuar një radhë të gjatë prej 2 km në mjetet e tonazhit të rëndë.
Skaneri është rregulluar ditën e sotme duke rikthyer normalitet dhe lëvizjen e kamionëve që ishin në pritje për të kaluar drejt Greqisë prej ditës së djeshme ku lindi dhe defekti në skaner.
Kujtojmë se Greqia i ka mbyllur kufijtë e saj dhe se kalimi është vetëm për mallrat dhe personat që kalojnë në këmbë për shkak të pandemisë.
Komento