Prishja e kishës, kreu i PD Basha:
 Rama tregon forcë e arrogancë 

Prishja e kishës, kreu i PD Basha:<br /> Rama tregon forcë e arrogancë 
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi sërisht të mërkurën pasdite ndaj prishjes së kishës ortodokse të Shën Athanasit në Dhërmi nga INUV.

Kryetari i PD akuzoi kryeministrin Rama se “tregon forcë e arrogancë mbi një komunitet, pa i dëgjuar, pa u ulur me ta për zgjidhje paqësore siç do të bënte një kryeministër i qytetëruar”.

“Po gjetkë e ka hallin”, theksoi Basha, duke shtuar se, “kërkon të mbulojë me këtë turp, turpe të tjera, lidhjet me krimin. Kërkon të mbulojë aferat e drogës së shefit të tij të policisë në Vlorë, aferat e doganave e tatimeve ku janë vjedhur 160 milionë dollarë. Kërkon të largojë vëmendjen nga kriza e thellë ekonomike shkaktuar nga korrupsioni e taksat e larta, padrejtesitë dhe ortakëria me krimin, krizë që po sjell rrënim dhe eksod dramatik”.

Por, vijoi Basha, “nuk fshihet dot duke mbuluar turpin me turp. Është para qytetarëve të vendit, nën akuzë”.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën