Prishja e kishës në Dhërmi, Dule
thërret në interpelancë Ramën 

Prishja e kishës në Dhërmi, Dule<br />thërret në interpelancë Ramën 
Kreu i PBNJ-së Vangjel Dule ka depozituar këtë të premte në kryesinë e Kuvendit kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama  në lidhje me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.

Kisha e Shën Thanasit u shemb më 26 gusht për t’i hapur rrugën rindërtimit të saj, siç ka qenë para shembjes prej regjimit komunist.Ndërtesa e shembur, që shërbente si kishë për banorët e zonës, ishte ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër në vitin 1994 dhe nuk kishte marrë asnjë dokument legalizimi për këtë.

Më herët, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e ka vlerësuar si vandal aktin e shembjes së kishës, ndërkohë që reagime pati edhe nga Greqia, reagim që solli kundërreagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare, që e cilësoi deklaratën e palës greke si ndërhyrje në punët e brendshme.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë