Një ditë më parë tërhoqi vëmendjen lajmi i shkarkimit të tre administratorëve të njësive administrative në Tiranë, nga ana e kryetarit të bashksië së Tiranës Erion Veliaj.
Rezultoi se që të tre këta administratorë ishin përfaqësues të LSI-së, çka e përshkallëzoi edhe më tej largimin e përfaqësuesve të kësaj partie nga radhët e administratës publike, qoftë në nivel qendror apo lokal, qysh prej prishjes së koalicionit Rama-Meta përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Kryeministri Edi Rama ka kohë që e ka dhënë devizën e tij, se në administratë të gjithë do të ritestohen për të nxjerrë jashtë sistemit ata që nuk e kanë marrë me meritë vendin e punës.
Sakaq, në konventën e fundit të Lëvizjes së Gruas për Integrim, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, lëshoi alarmin se ndaj anëtarëve të kësaj partie ka nisur një trysni e madhe për t’i larguar nga puna.
Por largimi i sotëm duket edhe më i rëndësihëm po të kihet parasysh se prek indirekt një funksionar të lartë të LSI-së, sikurse është ish-ministri socialist Luan Rama.
Faksimile e urdhërit për shkarkimin e Arsim Ramë sqë mban datën e sotme

s.k/Shqiptarja.com












