Prishtinë-Beograd, mosmarrëveshjet
për Gjykatën e Mitrovicës
Beogradi zyrtar po fajëson Prishtinën se “po e frenon Marrëveshjen e Brukselit” duke mos zbatuar marrwveshjen për ngritjen e Gjykatës Themelore Të Mitrovicës
PRISHTINE- Në kohën kur po afrohet dita ku pritet të merret vendimi nëse do të fillojnë apo jo negociatat Serbi – BE, Beogradi zyrtar po fajëson Prishtinën se “po e frenon Marrëveshjen e Brukselit”.
Kështu është shprehur Kërstimir Pantiq, i sapozgjedhuri në postin e prefektit në komunën e Mitrovicës veriore.
Pantiq i njohur si lider i Iniciativës Qytetare Serbe por edhe si ngritësi i barrikadave në veri ka deklaruar se “formimi i Gjykatës Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës është fillimi i formimit të Republikës serbe në Kosovë”.
Sipas tij, pala prishtinase po eviton zbatimin e detyrimeve nga Marrëveshja.
Prefekti i Mitrovicës veriore ka deklaruar për gazetën serbe”Novositi” se “është arritur marrëveshja që gjykata të jetë e krijuar sipas përbërjes etnike”.
Por sipas tij, shqiptarët po përpiqen të ndryshojnë thelbin e marrëveshjes me qëllim që ta pengojnë përparimin Serbisë drejt BE –së.
Sipas Oliver Ivanoviçit i cili garoi në këto zgjedhje për postin e prefektit të Mitrovicës veriore “Prishtina kërkon që Gjykata Themelore të jetë institucionalisht unike.
Ajo duhet të ketë dy njësi, një në jug e një veri dhe të jetë me seli në Mitrovicën Jugore. Nga ana tjetër serbët kërkojnë që gjykata të jetë kompetente vetëm në veri”.
Ngritja e gjykatës është një ndër çështjet që pritet të diskutohet gjatë takimit të radhës Thaçi-Daçiç që pritet të mbahet në Bruksel, më 13 dhjetor.
Kjo do të jetë një provë për Serbinë, pasi në varsi të bisedimeve BE do të marrë më 17 dhjetor vendimin rreth fillimit të negociatave Bruksel – Beograd.
Redaksia Online
(ah/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4458
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18