Prishtinë, hapet panairi që do
të punësojë mbi 1000 të rinj

Prishtinë, hapet panairi që do<br />të punësojë mbi 1000 të rinj
Panairi i Punësimit “Diaspora – Investimet dhe Punësimi”, që do të punësojë mbi 1000 të rinj u hap sot në Prishtinë me mbështetjen e Ministrisë kosovare të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nën organizimin e Odës Ekonomike Gjemano-Kosovare.

Në këtë panair, kompanitë gjermane kanë shfaqur interes të jashtëzakonshëm që në bashkëpunim me kompani vendore të realizojnë projekte që pritet të hapin deri në dhjetëra mijëra vende të reja tw punës këtë vit dhe vitin vijues.

Në hapje të panairit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi falënderoi kompanitë gjermane dhe kompanitë vendore për interesin e tyre në projekte, përmes të cilave hapen vende të reja të punës për të rinjtë nga Kosova.

Panairin e ka përshëndetur edhe koordinatori i Programit për Migrim dhe Zhvillim, Benjamin Wosten. Ai e ka vlerësuar një ditë të shënuar për Kosovën dhe të rinjtë, të cilët sot mund të përfiftojnë një vend pune. Me këtë rast, Wosten ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë me MPMS-në dhe Odën Ekonomike Kosovaro-Gjermane, për organizimin e suksesshëm të këtij panairi.

Panairi është mbështetur edhe nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ ), Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Diasporës dhe Agjencioni Federal për Punë

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme