Prishtinës nis fazën e dytë të
dezinsektimit nga specialistët

Prishtinës nis fazën e dytë të<br />dezinsektimit nga specialistët
PRISHTINE - Sot Komuna e Prishtinës do të nis fazën e dytë të dezinsektimit. Edhe kjo fazë, do të bëhet në monitorim nga profesionistët shëndetësor, inspektorati sanitar, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe në prani edhe të përfaqësuesve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me preparatet dhe makineritë më moderne.

Dezinsektimi, çdo ditë do të fillojë në ora 19:30 deri në ora 24:00, e cila do të zgjasë deri të shtunën, duke filluar sot në lagjen Aktash, Lagjen e Muhaxherëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që gjatë orëve kur kryhet ky proces në lagjet përkatëse, të mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda.

Po ashtu ka njoftuar bletërritësit që të kenë kujdes për bletët gjatë orëve të dezinsektimit në lagjet e tyre./KosovaPress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri