Prishtina dënon dhunën
në veri, autorët para ligjit

Prishtina dënon dhunën<br />në veri, autorët para ligjit
PRISHTINE-  Institucionet e Kosovës dënojnë sulmet në veri. Presidentja Jahjaga u bën thirrje institucioneve të hetuesisë dhe drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it që kriminelët që sulmuan ushtarët e KFOR-it dhe lënduan e plagosën 23 ushtarë e oficerë të kapen dhe të marrin dënimin e merituar. "Aktet e këtilla të shëmtuara kundër misionit paqeruajtës, si akte dhune kundër paqes dhe stabilitetit, duhet të ndërpriten dhe me këtë rast iu bëj thirrje institucioneve të Serbisë të tërhiqen nga involvimi dhe përkrahja e strukturave kriminale në tri komunat e veriut të Kosovës" thuhet në deklaratën e presidents Jahjaga.

Më tej ajo fton qytetarët e nacionalitetit serb të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit "që t'i kthehen normalitetit, të heqin barrikadat dhe të lirojnë rrugët për të mundësuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave, një parim ky evropian që është në të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim, ardhmëria e të cilëve nuk është në barrikada, por në pjesëmarrje në institucione dhe në qeverisje, duke pasur një autonomi të gjerë të kompetencave, të lirive dhe të drejtave dhe të vendimmarrjes, të garantuara me pakon e Presidentit Ahtisaari"

Edhe qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet një njoftimi për shtyp vlerëson se sulmi është mbi sundimin e ligjit, rendin dhe lëvizjen e lirë, dhe si i tillë është i dënueshëm.

Qeveria iu dëshiron shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në këtë sulm, ndërsa fton organet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat, që akterët e këtij sulmi të përballen e drejtësi.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe përkrah vendosjen e plotë të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit. Prandaj, Qeveria do të jetë në koordinim të plotë me të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë