Rreth 50 arinj të murrmë janë në gjendje robërie ku i mungojnë kushtet minimale për mbijetesë. Në këto kushte, Ministria e Mjedisit ka firmosur një marrëveshje me fondacionin "Four Paws" në Kosovë, në mënyrë që 5 arinj të këtij lloji në Shqipëri të zhvendosen në strehimoren "Pylli i arinjve" në Prishtinë.
Sipas kësaj marrëveshje, Fondacioni do të asistojë Ministrinë e Mjedisit për përgatitjen dhe projektimin e një qendre shpëtimi në Shqipëri, si dhe zbatimin e një fushatë ndërgjegjësuese për publikun. Kjo qendër do të shërbejë edhe si qendër edukimi për nxënësit e shkollave dhe publikun e gjerë.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili mori pjesë në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes tha se Kosova dhe Shqipëria po tregojnë se janë dy vende evropiane, të cilat jo vetëm që e respektojnë njëra-tjetrën, por edhe natyrën dhe kafshët.
“Toka sigurisht ka vend për të jetuar edhe kafshët edhe shpendët, por kërkon që të jenë të respektuara edhe nga njerëzit. Është shumë e rëndësishme që të rinjtë ta njohin natyrën. Zoti na ka falur një natyrë të mrekullueshme dhe na takon neve që ta ruajmë dhe ta zhvillojmë atë”– theksoi Ministri Kokaj.
Qendra e strehimit “Pylli i Arinjve” në Prishtinë strehon aktualisht 16 arinj të konfiskuar që mbaheshin në mënyrë të paligjshme në gjendje robërie në të gjithë Kosovën, fenomen kronik ky edhe në Shqipëri

LAJMET MË TË VLERËSUARA