Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, me përfaqësuesit e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës janë takuar me zëvendësministrin e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Rauf Dimraj, ku kanë biseduar për bashkëpunime të mundshme në organizimin e garave dhe kampeve verore.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga Komuna, thuhet se në Dimraj e Thaçi janë takuar edhe me drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qytetit të Tiranës, Mimoza Kuqi, ku kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi. Thaçi e Kuqi kanë diskutuar për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave të mira në mes Tiranës dhe Prishtinës në fushën e arsimit, si dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në Tiranë e Prishtinë për nxënësit e të dy qyteteve./Kosovapress/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com