Prishtina vë shërbimin e vizave për
shtetet që ende nuk e kanë njohu

Prishtina vë shërbimin e vizave për<br />shtetet që ende nuk e kanë njohu
PRISHTINE - Në kuadër të përpjekjeve për të ofruar shërbime sa më të sigurta konsullore për shtetasit e huaj, Republika e Kosovës prej 15 prillit të këtij viti do të lëshojë viza për qytetarët e huaj me afishe të re.
 
Viza e re e Kosovës me elemente të sigurisë së lartë i është prezantuar të hënën ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
 
Sipas Hoxhajt, afishja e re e vizës së Kosovës, paraqet një standard të ri dhe shumë të lartë dhe si e tillë kjo ngjarje duhet të kuptohet në dy nivele.
 
“Së pari, kjo vizë e re i plotëson të gjitha kriteret e zonës Schengen dhe do t’i lëshohet çdo shtetasi të huaj për të hyrë në Republikën e Kosovës nga 15 prilli i këtij viti”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.
 
Ai ka theksuar se përdorimi i afishes së re të vizës kosovare, përveç tjerash është edhe përmbushje e kritereve për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
 
“Së dyti, kjo vizë e re i ndihmon Kosovës që të përmbush një obligim të rëndësishëm në procesin e liberalizmit të vizave. Unë jam më se i sigurt se në vitin 2014 do të merret një vendim pozitiv me qëllim që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza”, është shprehur Hoxhaj.
 
Sistemi i aplikimit për vizë nëpër misionet konsullore të Republikës së Kosovës, ka filluar më 1 korrik të vitit 2013. Për hyrje në Kosovë me të duhet të pajisen qytetarët e 88 shteteve të botës. Pra të gjithë ato shtet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, do të duhet ti nënshtrohen procesit të këtyre vizave.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)