Prishtina zyrtare: Të shmanget
klima konfliktuale në Maqedoni

Prishtina zyrtare: Të shmanget<br />klima konfliktuale në Maqedoni
Përmes një deklarate të saj, qeveria e Kosovës ka reaguar sërish ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni duke thënë se po e ndjek me vëmendje situatën atje.

Prishtina  përcjell shqetësimin e tij për rritjen e klimës konfliktuale në vend e u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë në mënyrë sa më të qetë dhe të kujdesshme për të shmangur me çdo kusht një përshkallëzim të mëtejshëm të gjendjes.

Më tej, në deklaratë u kërkohet autoriteteve maqedonase të garantojnë zbatimin e të drejtave themelore të njeriut, konkretisht në këtë rast të mundësojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës apelon gjithashtu për rigorozitet dhe transparencë maksimale në proceset gjyqësore, sidomos në rastin delikat që po trajtohet në Maqedoni, për të mos lënë kështu hapësirë që proceset gjyqësore të politizohen apo të shërbejnë si bazë për kultivimin e urrejtjes ndër-etnike. Shqiptarëve të Maqedonisë ajo u bën thirrje nga ana tjetër të veprojnë me maturi dhe vetëpërmbajtje.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!