Prishtinë, miratohet në parim
Projektligji për Veteranët e UÇK-së

Prishtinë, miratohet në parim<br />Projektligji për Veteranët e UÇK-së
PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për veteranët e UÇK-së sot në mbrëmjen pas një debati të tensionuar  mes deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së. Projektligji është miratuar me 71 pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, shkruajnë mediet kosovare. 

Projektligji ka marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare, mirëpo deputetë të LDK-së kanë dhënë vërejtje për mospërmendjen e FARK-ut si formacion i organizuar luftarak askund në projektligj, gjë të cilën e kanë kundërshtuar deputetët e PDK-së duke mohuar ekzistencën e FARK-ut.
 
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka qenë ai që e ka prezantuar Projektligjin, por nuk ka qëndruar aty për të dëgjuar debatin.
 
Deputetja Alma Lama e LDK-së, ka thënë se Thaçi do të duhej të heqë dorë nga statusi i veteranit, meqë, siç ka thënë ai nuk ka qenë në front.
 
Bekim Haxhiu i PDK-së, ka thënë se ka të atillë që po e kërkojnë të marrin statusin e veteranit, e në kohën kur në Kosovë është zhvilluar luftë, siç ka thënë ai, i kanë pasur këmbët e zhytura nga zalli i plazheve të Shqipërisë. Sipas Haxhiut, statusin veteran do të duhej ta merr vetëm ai që ka luftuar me armë në dorë.

Ka reaguar deputeti Anton Çuni, që ka thënë se Haxhiu e di mirë kontributin e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë nga FARK-u gjatë luftës.

Xhavit Haliti, në cilësinë e kryesuesit të seancës ka thënë se e gjithë lufta është bërë me amblemë të UÇK-së.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj