Prishtinë, në ditë feste hapet panairi “Blej shqip”

PRISHTINË - Në Prishtinë, më 27 e 28 nëntor do të organizohet panairi i prodhimeve shqiptare, nen kujdesin e Komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë. Panairin "Blej shqip", ku marrin pjesë kompani shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, nesër do ta vizitojë ministri shqiptar  i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
Sipas axhendës së njoftuar nga komuna, panairi hapet në orën 10.00 dhe sot vizitohet nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në festimet e Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë, pjesë e panairit do jenë edhe një tryezë me prodhuesit shqiptarë dhe programet artistike në sheshet e Prishtinës. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari