VLORE-Dy persona janë arrestuar, pasi gjatë operacionit 'Prita' u gjetën dhe sekuestruan 48 kilogramë kanabis në një banesë, 97 fidanë në kubikë, dy automjete, celularë, një peshore elektronike dhe sende të tjera.

Operacioni është zhvilluar në  lagjen "24 Maji" Vlorë, ndërsa janë arrestuar dy kultivuesit Z.I. 36 vjeç dhe E.B. 30 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.