Në letrën e hapur që ata ia dërgojnë kryeministrit Berisha, ministrit të Turizmit, Aldo Bumçi, prefektit të Tiranës dhe policies ndërtimore ata u bëjnë apel këtyre institucioneve për ta ndaluar masakrën që ka nisur në plazhin e Golemit. Këta banorë nuk hezitojnë të rendisin problemet e kësaj zone dhe të denoncojnë edhe emrat konkretë, me qëllimin e vetëm që kjo zonë të shpëtohet nga shkatërrimi total.
LETRA
"Jemi të detyruar t'iu drejtojmë këtë letër të hapur pasi na bën përshtypje neglizhenca e qeveritarëve për masakrën që po bëhet në bregdetin e plazhit të Golemit, nga ndërtimet pa leje që po bëhen aty. Të nderuar zotërinj! A keni shkuar ndonjëherë në pazhin e Golemit?
Nëse jo, po iu tregojmë ne se çfarë bëhet aty. Rrugë me gropa, kioska pa leje të kthyera në bare dhe restorante në breg të detit, llaç, tulla, vinça që ndërtojnë në mes të ditës. Çfarë bëhet kështu? Për çfarë turizmi flitet kur bregun e detit e kanë pushtuar diskot pa leje në mes të rërës, të cilat po ngrihen si kërpudhat pas shiut? Po komuna e Golemit çfarë bën? Po kryetari socialist i komunës shoku Agron, I cili i stimulon këto ndërtime, sepse pronarët e tyre i kanë mbushur xhepin? Thonë se kryetar Agroni se ka mendjen fare aty, pasi paradite mbush xhepat duke shfrytëzuar karrigen e komunës dhe pasdite kthehet në një shitës të rëndomtë në supermarketin që ka ngritur buzë bregut tëdetit. I ziu ai, e ka tërë ditën të zënë!! Kush fshihet pas këtij zotërie, i cili po fal tokat ne bregdet si të ishin pronat e
të atit? Po këshilltarët e komunës përse i mbyllin sytë përpara kësaj masakre mjedisore?! Të nderuar zotërinj, e vetmja pjesë që ka mbetur e gjelbëruar nga pishat në plazhin e Golemit është pjesa përpara restorant "Vienës", ashtu siç e njohin të gjithë këtë zonë, por kjo zonë po masakrohet. Po priten pishat në mes të ditës dhe asnjeri nuk ka guxim të flasë sepse aty po ndërtojnë "Të fortët", të cilët po arrin trofetë për ndihmën që i kanë dhënë kryetarit të komunës. Po pyjorja çfarë bën? Mbyll sytë përpara kësaj masakre ekologjike.
Fshatrat turistikë, të cilët janë ndërtuar me leje, konform vendimit të këshillit të ministrave, janë të detyruar të mbyten nga ujërat e zeza që burojnë nga lokalet e ndërtuara pa leje përpara tyre dhe të rrinë zgjuar nga britmat marramendëse të diskove që punojnë pa orar. Zotërinj të nderuar! Dilni dhe bëni një shëtitje në breg të detit tek restorant "Viena", dhe do të shihni se çfarë bëhet aty (kujdes se mos bini në gropat e hapura nga pishat e prera pa leje, ose përplaseni me shtyllat e betonuara që të kujtojnë Akropolin e lashtë). E filloi Enveri nga Tropoja, i vazhdon Leonardi nga Golemi, Luli,Gëzimi, Faiku, Andi etj,etj. Ku po shkojmë kështu?!
Q'uo vadis Shqipëri,vendi ynë? Si mund të rrijë e qetë Policia Ndërtimore kur këta persona në mes të ditës, presin pishat, ndërtojnë pa leje, zaptojnë bregun e detit. Betonieret punojnë pa pushim. Shpejtohet që çdo gjë të bëhet fakt i kryer që të mos t'ia prishin dot dhe të bëjnë sa më shpejt legalizimin.
Të nderuar zotërinj!
Vini dorë sa më parë për të ndaluar këtë katrahurë sa nuk është vonë. Po shkatërrohet bregdeti, Golemi po kthehet në një katastrofe ambientale dhe turistike. Turistët po largohen nga ky bregdet. Vëllezërit kosovarë që e mbushnin këtë plash po largohen. Çfarë i ofron plazhi i Golemit turistëve?! Plehra,rrugë me gropa dhe ndërtime pa leje", - shkruajë ata në letrën e gjatë dërguar institucioneve.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com