Priten protesta nga opozita, Topalli:
Universiteti është kapur nga krimi

Priten protesta nga opozita, Topalli:<br />Universiteti është kapur nga krimi
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur sot se kapja e universiteteve nga krimi është një arsye më shumë për të protestuar kundër Qeverisë.

“Opozita të dalë në ballë dhe të largojë këtë qeveri”, apeloi Topalli, teksa shtoi se i ka kërkuar edhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të zhvilluar protesta, dhe ky i fundit i dha të drejtë.

“Kur krimi kap universitetin nuk ka më shpresë”, u shpreh Topalli, e cila shtoi se protestat duhet të shtrihen në çdo qytet.

Ajo tha gjithashtu se alzilkërkuesit shqiptarë janë të parët në Holandë dhe se kjo duhet të alarmojë Qeverinë.

Deklaratat e deputetes demokrate u bënë pas mbledhjes së komisionit të jashtëm, ku ajo ishte e pranishme.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic