Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar. Por mbrëmja sërish sjell një sistem të dendur vranësirash në territorin shqiptar duke gjeneruar rrebeshe shiu shoqëruar me stuhi afat-shkurtra ere.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.
Komento