Pritet dekretimi për ambasador në
NATO?!Meta dekoron Visho Ajazin

Pritet dekretimi për ambasador në<br />NATO?!Meta dekoron Visho Ajazin<br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi. Ky i fundit është propozuar nga kryeministri Edi Rama për ambasador të Shqipërisë në NATO.

Presidenti Meta i ka akorduar Visho Ajazin këtë dekoratë me motivacionin “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”.

Ndërkohë, ky dekorim vjen në po të njëjtën ditë kur Presidenti Meta ka dekretuar dhe lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në NATO, Leonard Demi. Presidenti nuk ka dekretuar ende propozimin e Ramës për Visho Ajazin si ambasadori i ri në NATO, por kjo dekoratë duket të jetë sinjal pozitiv për pranimin e propozimit të kryeministrit. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja