Anija pasagjere e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës ditën e sotme, bazuar në parashikimin për përkeqësimin e kushteve meteorologjike.
Kapiteneria e Vlorës bën me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të operojnë normalisht, ndërsa është pezulluar edhe dalja në det e mjeteve të vogla lundruese për sot dhe nesër.
Sipas parashikimit hidrometeorologjik, pritet që era sot të ketë shpejtësi 15-20 m/s dhe dallgët të jenë me lartësi nga 1.50 deri në 2.50 metra.
Situata pritet të përmirësohet ditën e nesërme për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit.
Komente











