Ditën e sotme pritet përmirësim i situatës meteorologjike.
Për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore për ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Ndërkohë pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale si dhe rënie në ato të mesditës, çka lidhet dhe me formimin e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.
Komento