Pritet rikthimi i Bashës, kush janë 8 deputetë që votuan sot për zgjedhjen e kryetarit të PD-së

 

Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, janë të vetmit deputetë të PD që janë parë të votojnë sot në procesin për Kryetar të PD-së.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana u pyet nëse është normale që nga 52 deputetë të PD-së kanë votuar vetëm 8  prej tyre, ai tha se nuk është normale për është zgjedhja e tyre.

‘Nuk është situatë normale. Janë deputetë që janë zgjedhur me votën e demokratëve. Po të kthehem herët them dikur kanë funksionuar listat e proporcionalit. Nuk është normale, por zgjedhje e tyre. Do të presim shtatorin sepse në fillim të sesionit parlamentar deputetët deklarojnë përkatësinë politike. Ka një situatë që nuk vijnë në grupin PD të saj por do të mbetet për tu parë se çfarë do të deklarojnë në shtator. Kush do të jetë përkatësia e tyre.’- tha Gjana.


Lajmi kryesor:

S'ka supriza, Lulzim Basha rikthehet kryetar i PD-së për herë të katërt: E sotmja shënon nisjen e punës! Mori 16 196 vota! Vetëm 8 nga 52 deputetë demokratë votuan


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE