Vendi ynë pritet që të ketë prezencë të pakët të reshjeve të shiut në zonat veriore e lindore, ndërkohë që temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes.
Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Herë pas herë do ketë prezencë të reshjeve të pakta të shiut në zonat veriore dhe Lindore ndërsa momente të shkurtra me pika shiu do ketë pjesa tjetër e territorit. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qendre ciklonare në qendër të Europës do të diktojë vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën m të madhe të saj, KU më të konsiderueshme reshjet do të jenë në vendet Nordike. Ndërsa dy ekstremet Jugperëndim dhe Lindje do të PARAQITEN me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.