Pritje për institucione funksionale
dhe luftim të korrupsionit

Pritje për institucione funksionale<br />dhe luftim të korrupsionit
PRISHTINE- Institucione funksionale, luftë kundër korrupsionit, përmirësim i gjendjes ekonomike dhe ulje e shkallës së papunësisë, janë ato që qytetarët e Kosovës presin pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
 
Disa qytetarë të Prishtinës, të cilët thonë se do të dalin në zgjedhje, shprehen optimistë lidhur me ndryshimet pozitive pas zgjedhjeve, por ka edhe të tillë që janë skeptikë në këtë drejtim.
 
Samir Mustafa, thotë se fillimisht pret që zgjedhjet të jenë fer dhe më pas, kushdo që fiton, të angazhohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
 
Shemsie Hajrizi pas zgjedhjeve pret qeverisje shumë më të mirë se sa ato që kanë qenë deri më tani.
 
Gazmend Fetahaj thekson se shpresa ekziston se gjërat mund të marrin drejtim më të mirë për qytetarët pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
 
“Dalim në zgjedhje dhe unë kisha shpresuar që në çdo lëmi të jetë më mirë. Së pari për punësim, sepse ka shumë rini dhe janë shumë të papunë. Kur njeriu punësohet, atëherë nuk e mendon të keqen. Por, brengosem që, në të ardhmen, nëse nuk punësohen këta të rinj, atëherë do të ketë shumë telashe”, pohon Gazmendi.
 
Mimoza Bajraktari thotë se do të dalë në zgjedhje, por ajo nuk pret se situata mund të ndryshojë për të mirë pas zgjedhjeve.
 
“Patjetër që dal në zgjedhje. Por, nuk pres shumë, sepse asnjëherë nuk janë bërë ndryshime aq të mëdha”, thekson Mimoza.
 
Marrë nga "Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar