Pritje si hero në Shqipëri, Florian Marku: Ju falenderoj nga zemra, do sjell tituj të tjerë në vendin tim

Boksieri që bëri krenar shqiptarët Florian Marku prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri ku po përballet me një situatë tejet të bukur. Ai ka postuar disa video në rrjetet sociale ku qytetarë të shumtë, të rinj dhe të moshuar, e ndalojnë në rrugë për uruar, përkrahur dhe falenderuar për emocionet e Londrës.

Në një nga videot Marku nga makina deklaron: ‘Ju falenderoj nga zemra të gjithë për përkrahjen, si në rrjete sociale por ashtu edhe në rrugë me njerëzit që me ndalojnë me makina, por edhe në këmbë për të më uruar fitoren. Jam kënaqur këto ditë në Shqipëri. Mezi pres që të shkoj në Angli dhe të sjell akoma edhe më shumë tituj. Iu rujt zoti dhe iu uroj një fundjavë të bukur.’

Të shtunën e kaluar Florian Marku fitoi tiullin IBF Internacional në kategorinë ‘ëelterëeight’ kundër ukrainasit Maxim Prodan. Ndërkohë së shpejti Marku pritet të publikojë edhe datën e ndeshjes së ardhshme që pritet të jetë në fund të këtij viti.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë