TIRANE - Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, vetëm një ditë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë së re në mënyrë simbolike në qytetin e Vlorës, pritet që të nisë takimet me krerët e partive aleate. Në këto takime Rama do të diskutojnë në lidhje me nivelin e posteve që do marrin partitë aleate në kuadër të marrëveshjes së firmosur para zgjedhjeve për marrjen e përgjegjësive në qeverisjen e vendit.
Mësohet se deri më tani partitë aleate i kanë dërguar kërkesat e tyre sipas kësaj marrëveshjeje dhe që konsistojnë në kërkesa për poste zv.ministri, drejtorësh të përgjithshëm dhe prefektësh. Pritet që deri në fillim të javës së ardhshme të ketë rezultate.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com