TIRANE- Partia Socialiste i kërkon prokurorisë të hetojë në lidhje me privatizimin e 4 HEC, Bistrica 1, 2 dhe Ulëz e Shkopet nga qeveria shqiptare.

Sipas deputetit të PS-së Eduard Shalsi 4 HEC janë shitur më pak se vlera reale e tyre dhe i shkakton shqiptarëve një dëm prej 100 milionë eurosh. Për këtë ai bën një paralelizëm mes shitjes së HEC të Lanabregasit, e cila iu shit bashkisë së Tiranës me atë të 4 HEC-ve, tenderin për privatizimin e të cilëve e ka fituar KURUM.

 “Në emër të PS-së sot bëra një kallzim për vendimin e qeverisë për privatizimin e 4 HEC. Është një privatizim që gjykojmë se dëmton interesat e shiqptarëve dhe u shkakton dëm prej 100 milionë eurosh. Së fundmi qeveria ka marrë dy vendime për privatizime, atë të 4 HEC-ve, Bistrica 1, 2 dhe Ulëz e Shkopet dhe HEC i Lanabregasit. Për 1 megavat fuqi të instaluar, për Lanabregasin që ia shiti Bashkisë së Tiranës, qeveria vlerësoi 3 mln euro, ndërkohë që për 4 HEC, 1 megavat fuqi të instaluar e ka shitur me 1. 4 milionë euro. Kjo është diferenca që ne kërkojmë që prokuroria të hetojë”- tha deputeti socialist, duke shtuar se nesër PS do të nisë shpjegimin se çfarë ka ndodhur dhe pse është bërë privatizimi, dhe ndryshimi me diferencën e cmimeve mes shitjes së HEC të Lanabregasit dhe 4 HEC-ve, Bistrica 1, 2 dhe Ulëz e Shkopet.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)