Privatizimi i Albpetrol, Kuvendi
Civil: Nuk ka transparencë

Privatizimi i Albpetrol, Kuvendi<br />Civil: Nuk ka transparencë
Në një deklaratë për shtyp, Kuvendi Civil ka denoncuar mënyrën se si qeveria shet pasuritë kombëtare jashtë çdo norme ligjore. Kuvendi Civil i ka kërkuar prokurorisë dhe institucioneve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, që të reagojnë përballë këtij abuzimi.

Deklarata e Kuvendit Civil
“Albpetrol, një sektor gjigant me të cilin ndër vite është abuzuar nëpërmjet vjedhjes dhe korrupsionit shtetëror, aktualisht po shitet duke hedhur në rrugë të madhe 2500 punonjës, ose e thënë ndryshe të paktën 10 mijë banorë.

Jo vetëm kaq, por qeveria ka marrë përsipër ta shesë pothuajse fshehurazi tek klientët e saj siç bëri me simotrën ARMO duke fshehur aksione e transaksione që janë bërë publike në media.

Ndaj Kuvendi Civil i kërkon autoriteteve përkatëse të drejtësisë, në këtë rast prokurorisë dhe institucioneve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, që të reagojnë përballë këtij abuzimi gjigant dhe ta parandalojnë sa më parë.

Albpetrol nuk shitet me qëllim privatizimi siç pretendon qeveria dhe mazhoranca, por shitet për t'u vjedhur dhe vjelur mirë në dëm të të gjithë shqiptarëve, sepse është pasuri kombëtare”.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online