Privatizimi i kompanisë INSIG, ndryshon ligji

Futja e menjëhershme në proces privatizimi e kompanisë INSIG është qëllimi i një ndryshimi në ligjin "Për pronësinë shtetërore në shoqëritë tregtare financiare me kapital tërësisht shtetëror", i miratuar të martën nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve.
Gjatë prezantimit të pr/ligjit, ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, theksoi se përmes këtij drafti synohet privatizimi i kompanisë INSIG dhe kthimi i saj në një kompani fitimprurëse.
"Në këndvështrimin tim është një ndryshim i drejtpërdrejtë për të bërë të mundur futjen menjëherë në proces privatizimi të kompanisë, e cila sot është në një situatë të vështirë financiare, qe eshte e trashëguar, ndërsa në vite ka humbur tregun, duke shkuar në më pak se 7%", tha ministri.
Sipas Ahmetaj, INSIG-u përfaqëson një kompani, që në tregun e sigurimeve nuk është as e para e as e dyta, ndaj besoj, shtoi ai, se ka ardhur momenti të bëjmë një përpjekje të dytë për ta privatizuar dhe që besojme të jetë e suksesshme. /atsh/
 


 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur