Privatizimi i Monumenteve
Ja përplasja sot në komision

Privatizimi i Monumenteve<br />Ja përplasja sot në komision
TIRANË – Ekspertët më me zë të trashëgimisë kulturore në Shqipëri kundërshtojnë hapur dhe prerë idenë e qeverisë për të dhënë me qera afatgjatë monumentet e trashëgimsë kulturore në vendin tonë.
Emra të njohur të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore si Gjerak Karaiskaj, Artan Lame, Mustafa Muçi, Ilir Pojani apo Lorenc Bejko kanë deklaruar kundërshtinë e tyre gjatë sencës dëgjimore të thirrur sot nga Komisioni Kuvendor i Mediave.
Sipas tyre, në 100 vjetorin e Pavarësisë, në vend të respektonte historinë, qeveria nëpërmjet Ministrisë së Kulturës zgjodhi kthimin e kalave në lokale dhe restorante.
Sipas Artan Lames, po dëmtohet palca kurrizore e tragjëgimisë shqiptare. Ndërsa një tjetër specialist i njohur i monumenteve, Gjerak Karaiskaj argumentoi pse nuk mund të ndërhyhet në disa prej kalave që kërkohet të jepen me qera. Përpos kundërshtisë së ekspertëve deputetët e majtë dhe të djathtë në komision kanë replikuar, duke mos mënjanuar edhe lejet e ndërtimit në disa prej zonave ku ka monumente kulture.

PJESE NGA DEBATI
Artan Lame
Dhënia me qera e monumenteve të kulturës nga MTKRS dhe IMK deri më tani ëhstë kundërhstuar nga shumë specialistë, përfaqësues të shoqërive civile, këtë e kanë përkrahur vetëm IMK dhe MTKRS. Ministria është frenuar pak në këët drejtim kur ka parë reagimet kudnër kësaj nisme, por megjtihatë nisma e IMK dhe MTKRS shkon përpara. Në këët 100-vjetor të Pavarësisë duhej të ishte bërë më shumë për të ruajtur trashëgiminë kulturore, por duket se ajo po tingëllon më mirë për ti dhënë me qera monumentet.

Rajmonda Bulku
Unë jam e shqetësuar për këtë probleme dhe e kam takuar vetë ministrin Bumçi. Por doja t’ju pyesja, juve specialistët, kur dihet që fondet për t’i mirëmbajtur nuk janë, nëse keni ndonjë ide tjetër për të shpëtuar monumentet.

Lorenc Bejko
Shqetësime kemi për listën e monumenteve dhe dimë që janë caktuar ndërhyrjet në kalanë Lezhës dhe në atë të Ndroqit. Legjislacioni shprehet qartë që në ndërhyrjet e monumenteve është e pamundur të miratohet rindërtimi, por këtë e kërkon dhe Karta Ndërkombëtare e Restaurimit. Shteti është larg aftësisë për ta kontrolluar këtë proces. Sistemi i trashëgimisë kulturore është kapur nga fyti nga disa individë, që nuk lejojnë të mrren nismat e duhura.

Mustafa nano
.....Edhe pse nuk është element i programeve të maxhorancës....., por synimi jonë është që të lihte në diskutim.....
(Debati i plotë vjen nesër në gazetën Shqiptarja.com)
(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë