TIRANE- Pas publikimit në Tv “A1 Report” të skandalit të dhënies me koncension të Portit të Durrësit, nëpërmjet një tenderi të zhvilluar vetëm 3 ditë para zgjedhjeve, ka reaguar edhe Partia Socialiste.
Deputetja Ermonela Felaj e cilësoi tenderin, fituesi i të cilit u shpall më 19 gusht, si “një tjetër plaçkitje të aseteve publike”.
Felaj premton se ky do të jetë ndër tenderët e para që qeveria do të zhbëjë, sapo të marrë zyrtarisht detyrën.
“Mungesa e plotë e transparencës, por edhe periudha kohore kur ky proces u zhvillua, na bën të mendojmë se ky tender është një procedurë e pastër elektorale, e cila për ne është e papranueshme. Ky vendim do të jetë një nga ato vendime që do të zhbëhet nga qeveria qysh në mbledhjet e para të saj” – tha deputetja e PS-së Ermonela Felaj në një prononcim për median sot në mesdite.
Nga selia e Partisë Socialiste Felaj i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimet për grabitje të pronës publike..
Tv “A1 Report” publikoi skandalin që lidhet me tenderin e çelur më 20 qershor të këtij viti, vetëm, tre ditë para se të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në vend, ndërsa fituesi i tij u shpall vetem 1 javë më parë.
Kështu, një ndër të paktat ndërmarrje apo kompani të mbetura në pronësi të shtetit deri tani, do të menaxhohet nga dy kompani, të grupuara në subjektin “Albanian Ferry Terminal Operator”.
Oferta e grupit fitues ka qenë rreth 3.2 milionë euro, ndërsa investimet qe do të kryhen, kapin vlerën e 4.15 milionë eurove. Detyrat e fituesit të tenderit që rrjedhin nga kontrata janë: Menaxhimi, operimi, ndërtimi, mirëmbajta dhe përmirësimi teknik, si dhe adaptimi për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në Terminalin e Trageteve në Portin e Durrësit.
Denoncimi i skandalit e ka pikënisjen që në muajin maj, kur gazeta “Shqiptarja.com” publikoi lamin e zhvillimit të disa tenderave pranë Autoritetit Portual të Durrësit.
Këta tendere, sipas shkrimit në fjalë, nuk njoftohen as në faqen e internetit të Portit Durrës, as në atë të ministrisë së Punëve Publike e Transportit dhe nuk janë pasqyruar as nga Agjencia e Prokurimit Publik, që zakonisht nuk lë gjë pa pasqyruar në raste të tilla.
DEKLARATA E PLOTE E FELAJT
TENDER ELEKTORAL, “GARA” U BË MË 20 QERSHOR/ DURRËS, OLLDASHI JEP TERMINALIN
Tenderi është zhvilluar më 20 qershor, tri ditë para se të mbaheshin zgjedhjet parlamentare. Shuma e ofruar dhe e pranuar nga ministria e Transportit është 3.14 milionë euro dhe investimi i premtuar është 4 milionë euro.
Fitues, sipas APP-së, te shpallur ne data 19 gusht eshte grupi FRS Chartering Beteiligunsgesellschaft MBH dhe Global Albania Networking, të bashkuar në subjektin Albanian Ferry Terminal Operator (AFTO), që merr koncesionin e menaxhimit, operimit, përmirësimit teknik dhe mirëmbajtjes të terminalit në Portin e Durrësit (TTD).
TENDERAT
Në muajin maj, sipas burimeve nga Porti i Durrësit, janë zhvilluar me ngut pranë Autoritetit Portual të Durrësit disa tendera për të përzgjedhur se kush do të ketë të drejtën e shërbimeve jetike për Portin apo kush do të marrë për një periudhë kohe hapësira pranë kësaj ndërmarrjeje për t’i shfrytëzuar si koncesionar. Këto gara nuk u njoftuan as në faqen e internetit të Portit Durrës, as në atë të ministrisë së Punëve Publike e Transportit dhe u pasqyruan as nga Agjencia e Prokurimit Publik, që zakonisht nuk lë gjë pa pasqyruar në raste të tilla.
Në fakt, po të besohet ajo që raportohet në faqen e internetit të Autoritetit Portual, që ndjek gjurmët e një “qeverie të dixhitalizuar”, do të konstatohet se gjatë vitit 2013 nuk ka asnjë tender të realizuar. Por, në fakt, ky Autoritet organizon tendera të fuqishëm, si në rastin e rrugës së hyrjes nr.2 në terminalin e trageteve apo rrugën tek kalata lindore e Portit, ku i pari ka shënuar një vlerë 116.5 milionë lekë të reja dhe i dyti 90.7 milionë.
Sipas burimeve të sipërpërmendura, jo të gjithë tenderat mund të kryhen nga vetë Autoriteti. Në përputhje me rregullat në fuqi, një
pjesë e tyre mund të kryhen vetëm me lejen e ministrit Olldashi.
TERMINALI I KONTEINERËVE
Me afro 3.7 milionë euro do të shiten të gjitha pajisjet dhe mekanizmat e terminalit tjetër, atij të konteinerëve, gjithnjë në Portin e Durrësit. Procedura është ajo e ankandit dhe shuma minimale e kërkuar në total është 520 milionë lekë të reja pa TVSH.
Ankandi zhvillohet para implementimit të qeverisë së re, më 2 shtator. Makineritë janë pajisje të rënda, të tipit pirun, autovinça, koka tërheqëse Scania, porta-konteiner, por edhe shtatë vinça të mëdhenj portualë.
Redaksia online
(l.n/e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Edhe pse përmes një vote plebishitare shqiptarët zgjodhën ndryshimin në zgjedhjet e 23 qershorit, qeveria në ikje ende vazhdon të ndërmarrë vendime të cilat bien ndesh me interesin publik dhe në të njëjtën kohë nuk plotësojnë vullnetin e popullit që u shpreh përmes votës.
Jo më larg se në datën 19 gusht, Agjensia e Prokurimeve Publike ka shpallur fituesin e tenderit për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit.
Një tjetër tender, një tjetër koncesion, një tjetër plaçkitje e aseteve publike.
Dhe mbi të gjitha, një proces aspak transparent, i nisur vetëm 3 ditë përpara datës së zgjedhjeve dhe i përfunduar pasi shqiptarët e kishin shprehur vullnetin e tyre për të dërguar qeverinë Berisha në opozitë.
Mungesa e plotë e transparencës, por edhe periudha kohore kur ky proces u zhvillua, na bën të mendojmë se ky tender është një procedurë e pastër elektorale, e cila për ne është e papranueshme.
Njësoj siç është e papranueshme vala e koncesioneve dhe privatizimeve të gabuara, në dëm të interesit publik, karakteristikë e 8 viteve qeverisje të Sali Berishës dhe një nga arsyet pse shqiptarët votuan në mënyrë plebishitare kundër tij.
Ky vendim do të jetë një prej atyre vendimeve që do të zhbëhet nga qeveria e re qysh në mbledhjet e para të qeverisë. Por në të njëjtën kohë, dëshirojmë t’i bëjmë thirrje organit të prokurorisë për të nisur çështjen dhe hetimet për grabitje të pronës publike.
Për ne pasuria kombëtare është aseti më i çmuar, që në asnjë rast e për asnjë arsye nuk mund të shpërdorohet në këtë formë."