TIRANE - Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë të rifillojë sërisht hetimet lidhur me mënyrën e privatizimit nga ana e Ministrisë së Ekonomisë të ish-godinës së Shkollës së Mesme Mekanike Bujqësore në Shkodër. Ky objekt është marë nga fondacioni "Gulistan", por në fakt pronari i truallit mbi të cilën është ndërtuar objekti, pretendon se sipas ligjit në fuqi i takonte atij e drejta e privatizmit të ndërtesës dhe jo fondacionit "Gulistan", siç Ministria e Ekonomisë ka vepruar. Veprimet e ministrisë, pronari i tokës Sabri Memçaj i konsideron si skandaloze dhe të kundraligjshme pasi sipas tij duke u bazuar në ligjin për privatizimit personi i parë që favorizohet është pronari i tokës ku është ngritur objekti, dhe më pas vijnë subjektet e tjerë të interesuara. Mirëpo në këtë rast një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi zyrtarët e minsitrisë kanë preferuar që objektin tia japin fondacionit "Gulistan", me pretendimin se ka mbajtur me qëra për rreth 20 vite me rradhë objektin. Pas kësaj pronari i truallit Sabri Memçaj, i është drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Tiranës me qëllim hetimin e të gjithë anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe verifikimin e akteve të ekspertimit që përcaktuar vlerën e tokës, pasi sipas tij ato janë falcifikuar me qëllimin e vetëm favorizimin e fondacionit "Gulistan" në këtë privatizim. Pas marjes së kallëzimit prokurori Olsi Dado ka kryer hetime, por më pas ka vendosur të pushojë çështjen pasi sipas tij nuk egzistojnë elementë të veprës penale.
Rrikthimi i dosjes
Ky vendim është kundërshtuar në Gjykatën e Tiranës, nga Sabri Memçaj, e cila pasi ka shqyrtuar dosjen ka urdhëruar prokurorinë të rifillojë sërisht hetimet dhe të verifikojë pozicionin e anëtarëve të komisionit dhe dy ekspertëve kontabël që kanë bërë vlerësimin ekonomik të truallit dhe investimeve të bëra në godinë nga fondacioni arsimor "Gulistan". Në vendim e tij gjyqtari Albert Meça, i kërkon prokurorit Olsi Dado zhvillimin e hetimit të gjithanshëm dhe ballafaqimin e ekspertëve pasi vihet re ndryshime të dukshme në vlerësimet konabël.
Ballafaqimi i ekspertëve
Gjykata konstaton se ekspertët Shaqir Tyrbetari dhe Rajmonda Qerimaj kanë arritur në konkluzione teknike krejtësisht të kundërt nga ekspertët e caktuar nga METE lidhur me vlerësimin e të njejtit objekt. Ndonëse ekspertët Ahmet Stojna, Vullnetare Cela, Sokol Rambi dhe Fatime Alliu janë pyetur dhe kanë dhënë spiegimet e tyre para OPGJ, ekspertët e caktuar nga Gjykata nuk janë pyetur lidhur me veprimet e kryera dhe konkluzionet e arritura. Organi i prokurorisë duhet që të marrë shpiegimet e këtyre shtetasve dhe nëse është e nevojshme, të bëjë edhe ballafaqimin me ekspertët e caktuar nga METE lidhur me anën teknike dhe mospërputhjet e dukshme të rezultateve të arrituara. Gjithashtu, organi i prokurorisë duhet të saktësojë jo vetëm metodikën dhe procedurën e ndjekur nga ekspertët e caktuar nga METE dhe Gjykata, por edhe faktin se në cilat prova janë mbështetur për të përgatitur aktet e tyre që çuan më pas në privatzimin e objektit. Sipas gjykatës organi i prokurorisë duhet të marrë spiegimet e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në veprimet e kryera nga METE dhe të verifikojë ligjshmërinë e këtyre veprimeve.
(eq/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com