Prizren, sherr i dhunshëm mes dy
familjeve për pronat, një i vdeku

Prizren, sherr i dhunshëm mes dy<br />familjeve për pronat, një i vdeku
PRIZREN - Pas një konflikti familjar, dhe që dyshohet të jetë konflikt për shkak të një prone, në lagjen Arbana të Prizrenit, mes të dy familjeve Berisha dhe Avdylaga, ka plasur sherri, duke sjellë pasoja fatale, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, nga plagët e marra.

Policia nga rajoni i Prizrenit ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:30 minuta, ngjarje e cila ka përfunduar në rrahje ku edhe janë përdorur mjete të ndryshme të forta për shkaktimin e lëndimeve. Edhe pse policia është munduar në qetësimin e situatës, në vendin e ngjarjes kanë mbetur të plagosur nga armët e zjarrit nëntë persona.

Në ndihmë kanë mbërritur edhe njësi tjera operative të policisë të cilat e kanë vënë situatën nën kontroll. Në mesin e të plagosurve me armë zjarri është edhe një polic. Ndërsa, polici tjetër gjatë ndërhyrjes ka thyer këmbën. Pas vënies së situatës nën kontroll të gjithë të plagosurit janë transportuar deri në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për ndihmë mjekësore.

Siç theksohet edhe nga autoritetet mjekësore njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë, një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore ndë rsa të tjerët më lehtë.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë: një pistoletë të llojit TT dhe një pushkë gjahu me disa gëzhoja dhe sende tjera që do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale.

Po ashtu janë sekuestruar tri vetura. Ndërkaq hetues nga Stacioni Policor në Prizren dhe ata rajonal kanë krijuar një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe nxjerrjen e të dyshuarve para drejtësisë.

Në vendin e ngjarjes përveç drejtorit rajonal të policisë dhe shefit të hetimeve rajonale i pranishëm ishte kryeprokurori i prokurorisë themelore dhe një prokuror. Sipas informatave fillestare dyshohet se motivi i këtij konflikti është për shkak të një prone. /KosovaPress/

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri